Kur dimri i kujton padurimit të pranverës, pashmangshmërinë e kapriços së natyrës

HomeActual

Kur dimri i kujton padurimit të pranverës, pashmangshmërinë e kapriços së natyrës

KOLONJA në VARFERI e MJERIM / Erion Isai bën udhëtime luksi në SHBA e fushatë për partinë
Changes in the State Police, Rrumbullaku orders new transfers and appointments
Pogradec/61-vjeçari ka mashtruar një shtetas për kontratë pune në shtetin gjerman

Nga Albert Vataj

Lulet e trëndafilta të pjeshkës, nxitojnë të lajmërojë ardhjen e pranverës dhe ta bëjnë këtë me harenë e limfës dhe gjallërinë e stinës, që zgjohet nga letargjia. Njëjtë si fëmija që guxon të hedh hapin e parë, dhe as që e mendon se mund të rrëzohet, por e bën, i bindur se pas çdo rrëzimi, do të mësojë se si të qëndrojë në këmbë, dhe të mos frikësohet nëse rrëzohet.

Në këto imazhe, të huajtura nga postimi i gazetarit, po aq sa dhe fotografit, Tonin Frroku (daja im), dimri dhe pranvera, duket se kanë ndalur në shtegun ku këmbehen, kanë ndalur kohën dhe hapat, kanë mbajtur frymën dhe cytur huqet, në një çast mospajtimi të kohës së ikje-ardhjes së stinëve.

Lulëzimi i njomë, i zbehtë dhe i brishtë, duket se është detyruar të dorëzojë diçka, prej çiltërsisë dhe turrit pranverorë, që e ka patur të pamundur ta vërë nën fre, sfidohet nga manteli nusërues i borës, nga loja dhe trilli i natyrës.

Bora, si një ëndërr e bardhë e vonuar, ka mbështjellë petalet e trëndafilta, duke krijuar një kontrast magjik mes të ftohtit dhe ngrohtësisë, mes qetësisë dhe ringjalljes, në një ndeshje të dimrit që ikën dhe pranverës që me padurim pret të bëhet pjesë e zgjimit tonë shpirtëror dhe emocional.