Nisin kurset falas për fëmijë dhe të rinj në Qendrën Kulturore Komunitare “Dhimiter Orgocka” Maliq

HomeActual

Nisin kurset falas për fëmijë dhe të rinj në Qendrën Kulturore Komunitare “Dhimiter Orgocka” Maliq

Gjithnjë e më shumë studimet po zbulojnë se në fakt konsumi i kripës shton masën e rezervuar të ujit në trup, duke e bërë atë më pak të etur.
Drejtonte automjetin në mënyrë të pa rregullt, procedohet një shtetas
Ambasadori Gjerman, Z. Bergner vizitoi Landfillin e Maliqit.

Nisin kurset falas për fëmijë dhe të rinj në Qendrën Kulturore Komunitare “Dhimiter Orgocka” Maliq

Qendra Kulturore Komunitare “Dhimiter Orgocka” Maliq ka nisur zyrtarisht programin e kurseve artistike dhe edukative për fëmijë dhe të rinj, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për zhvillimin e talenteve dhe pasioneve të tyre.

Programi përfshin kurse të ndryshme si pikturë dhe vizatim, piano, fizarmonikë, klarinetë, kitarë, aktrim, kërcim, këngë dhe anglisht. Kurset do të zhvillohen gjatë gjithë sezonit veror dhe në vijim, me synimin për të afruar të rinjtë me artin, kulturën dhe edukimin.

Një nga elementët më pozitivë të kësaj nisme është fakti se të gjitha kurset ofrohen falas, duke u dhënë mundësi çdo fëmije dhe të riu të bëhet pjesë e aktiviteteve kulturore dhe artistike.

Kjo iniciativë vlerësohet si një investim i rëndësishëm për komunitetin dhe për promovimin e jetës kulturore në Maliq.