Aksident fatal në Vloçisht, përplasja mes “Benz”-it dhe “Audi”-t i merr jetën një të riu

HomeActual

Aksident fatal në Vloçisht, përplasja mes “Benz”-it dhe “Audi”-t i merr jetën një të riu

2024, “The Year of the Albanian Language”! Manastirliu: Investing in education remains a priority above priorities
NERTIL JOLE/ BUJQËSIA NË KORÇË SI FAKTOR PRIMAR I ZHVILLIMIT EKONOMIK
Erget Cenolli – EPIRI SI TOKË “E PIROS”

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar gjatë natës në aksin rrugor Korçë–Maliq, pranë fshatit Vloçisht.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz”, që po dilte nga një rrugë rurale në aksin kryesor, është përplasur nga pas me një automjet tip “Audi”. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit “Benz”, një i ri nga Korça, ka humbur jetën në vendngjarje.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë edhe një pasagjer i automjetit “Audi”, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.