Goditet kontrabanda në Kapshticë, arrestohet 54-vjeçari nga Korça

HomeActual

Goditet kontrabanda në Kapshticë, arrestohet 54-vjeçari nga Korça

Aksident me traktor në Kolonjë plagoset drejtuesi
Maliq/Një shtetas vetëplagoset me armën gjahu në banesën e tij
Maliq/ Dy shtetas i kanë vjedhur një shumë parash një 62-vjeçari ..

Goditet kontrabanda në Kapshticë, arrestohet 54-vjeçari nga Korça

Korçë – Policia Kufitare ka intensifikuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, duke goditur një tjetër rast kontrabande në hyrje të territorit shqiptar.

Shërbimet e Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacione operative, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë një automjet në Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj automjetit me drejtues shtetasin A. I., u konstatuan një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore dhe veshje, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pa dokumentacionin përkatës shoqërues.

Në përfundim të veprimeve procedurale:

  • U arrestua në flagrancë shtetasi A. I., 54 vjeç, banues në Korçë;
  • U sekuestruan medikamentet dhe veshjet në cilësinë e provës materiale;
  • U sekuestrua gjithashtu automjeti me të cilin transportoheshin mallrat.

54-vjeçari akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

📌 Policia Kufitare bën me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet të shtuar në të gjitha pikat kufitare për të parandaluar dhe goditur çdo tentativë për paligjshmëri.