HomeUncategorized

Korçë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Mashtrimi”

Korçë/Një motomjet është përplasur me një automjet
Korçë – Policia ekzekuton një arrestim dhe procedon disa raste penale në qark
Pogradec/ Mjeti tip “Volkswagen” përplaset me makinën e policisë, lëndohet oficeri i policisë

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 48-vjeçar, i shpallur më parë në kërkim, pas akuzave për mashtrim dhe vjedhje.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mashtrimi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit J. M., 48 vjeç, banues në Korçë, i cili fshihej në një banesë të braktisur në lagjen nr. 4 të qytetit.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më 21 tetor 2025, disa qytetarë kishin kallëzuar se ai i kishte mashtruar, duke u marrë shuma të ndryshme parash me premtime dhe justifikime të rreme.

Po ashtu, hetimet zbuluan se më 8 nëntor 2025, në lagjen nr. 7 të Korçës, 48-vjeçari kishte hyrë në ambientet e një restoranti dhe kishte vjedhur 70.000 lekë nga kasa, për t’u larguar më pas nga vendngjarja.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.