AKSIDENT NË POGRADEC/ Automjeti përplas këmbësoren në afërsi të kryqëzimit të Starovës, vajza përfundon në spital

HomeActual

AKSIDENT NË POGRADEC/ Automjeti përplas këmbësoren në afërsi të kryqëzimit të Starovës, vajza përfundon në spital

Policia greke dhunon 29-vjeçarin nga Maliqi, e ngatërruan me autorin e një krimi
Këmbimi valutor 25 mars/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Dëgjesë Publike për Planin Lokal të Menaxhimit të Mbetjeve në Bashkinë Maliq

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të fshatit Starovë, në Pogradec, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku aktualisht po merr trajtim mjekësor. Burime pranë institucionit shëndetësor bëjnë me dije se e reja ka pësuar fraktura në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.