Apel në Libonik për ndalimin e hedhjes së mbetjeve në vende të paautorizuara

HomeActual

Apel në Libonik për ndalimin e hedhjes së mbetjeve në vende të paautorizuara

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.
Çdo vit po krijohen gjithnjë e më pak biznese të reja, çfarë tregojnë shifrat
Tjetër rast në Korçë, u kap duke vënë baste sportive, me anë të celularit të tij

Njësia Administrative Libonik ka bërë një apel për qytetarët dhe bizneset, duke theksuar ndalimin e rreptë të hedhjes së mbetjeve urbane, bujqësore dhe inerte në vende të paautorizuara, me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalohet depozitimi i mbetjeve anash rrugëve, pranë kanaleve kulluese, në brigjet e lumenjve, si dhe në toka bujqësore apo hapësira publike. Autoritetet sqarojnë se mbetjet duhet të hidhen vetëm në kontejnerët e vendosur nga Bashkia Maliq.

Ndërkohë, bëhet e ditur se çdo shkelje e këtij rregulli do të ndëshkohet me gjobë, në përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 57/2025.

Njësia Administrative Libonik u bën thirrje banorëve dhe subjekteve private të bashkëpunojnë me strukturat përgjegjëse të pastrimit dhe të denoncojnë çdo rast ndotjeje, duke theksuar se ruajtja e një mjedisi të pastër është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë komunitetit.