Dita e dytë e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë, rritet interesi për Maliqin

HomeActual

Dita e dytë e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë, rritet interesi për Maliqin

Djathi i shakullit që tërhoqi vëmendjen në panairin e Maliqit, traditë e gjallë e Zerecit
ROMINA XHAFERI/RINIA, MBRETËRESHË PA KURORË
Arian Jaupllari/Takime me banorët e fshatit Drithas..

Në ditën e dytë të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë është vënë re një rritje e ndjeshme e interesit nga vizitorët për të njohur qytetin e Maliqit dhe potencialin e tij turistik.

Stenda e Bashkisë Maliq ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve, të cilët janë informuar mbi zonat strategjike dhe destinacionet turistike që ofron kjo bashki. Vizitorët kanë shfaqur interes të veçantë për natyrën, trashëgiminë kulturore, si dhe për vendet e vizitueshme që e bëjnë Maliqin një destinacion gjithnjë e më të preferuar.

Gjithashtu, një vëmendje e veçantë i është kushtuar traditave dhe kulinarisë vendase, ku ushqimet tradicionale të zonës kanë qenë një nga pikat më tërheqëse për pjesëmarrësit në panair.

Pjesëmarrja në këtë panair synon promovimin e vlerave turistike të Maliqit, forcimin e bashkëpunimeve dhe rritjen e vizibilitetit të zonës në hartën e turizmit vendas dhe rajonal.