Korçë/Prezantohet studimi shkencor mbi burimet ujore dhe potencialin e tyre mjedisor e turistik

HomeActual

Korçë/Prezantohet studimi shkencor mbi burimet ujore dhe potencialin e tyre mjedisor e turistik

Protesta në Maliq, zuri rrugën me traktor, gjobitet me 1 milion lekë fermeri (FOTO)
Maliq/Një 50-Vjeçar ka vjedhur një sasi produktesh bujqësore në banesën e një 40- vjeçari.
“Në qershor hyn në fuqi rritja e rrogave”, Rama: Arrijmë objektivin 900 euro paga mesatare

Korçë/Prezantohet studimi shkencor mbi burimet ujore dhe potencialin e tyre mjedisor e turistik

Në ambientet e Universiteti “Fan S. Noli” u zhvillua konferenca dhe prezantimi i botimit shkencor “Burimet ujore në rajonin e Korçës: vlerat mjedisore, turistike dhe shëndetësore”, një studim i realizuar nga UNIKO në partneritet me Korca Alpin dhe me mbështetjen e Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).

Studimi paraqet një analizë të thelluar mbi disa prej burimeve më të rëndësishme ujore të rajonit, si: burimet termale të Sarandoporit, liqeni akullnajor i Gramozit, burimi i Devollit dhe i Osumit, Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël, liqenet akullnajore të Valamarës dhe Lukovës, si dhe Liqeni i Ohrit me burimet e Drilonit.

Gjatë prezantimit u ndanë të dhëna nga analizat biokimike, u trajtua lidhja e këtyre burimeve me ekosistemin, potenciali i tyre turistik, vlerat dhe rreziqet shëndetësore, si dhe roli i komunitetit në menaxhimin dhe ruajtjen e tyre.

Organizatorët vlerësuan bashkëpunimin me institucionet vendore dhe rajonale, mes të cilave Prefektura Korçë, Këshilli i Qarkut Korçë, AdZM Korçë dhe bashkitë e Maliqit, Pogradecit, Pustecit, Kolonjës, Devollit dhe Korçës.