Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i plagosur

HomeUncategorized

Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i plagosur

Policia mbyll hetimet – Akuza të rreme ndaj kandidatit Arjan Jaupllari, procedohet penalisht një shtetas
Përndjekje dhe dhunë me mjet prerës në Maliq
Maliq/Vihet në pranga një shtetas që posedonte 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë).

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Korçë, në afërsi të zonës së njohur si ‘Leshpunuesja’.

Një makinë është përplasur me një motor në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit.

Shoferi i motorit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë shoferi i makinës është ndaluar për veprime të mëtejshme proceduriale.

Policia ndodhet në vendngjarje.