Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në Pogradec. Një 12 vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe. 

HomeUncategorized

Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në Pogradec. Një 12 vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe. 

Zjarr në zonën kufitare të Vernikut, forcat shqiptare dhe greke në gatishmëri – Prefekti Jole: Situata po monitorohet nga afër
Përndjekje dhe dhunë me mjet prerës në Maliq
“Korçë – Arrestime për shkelje në qarkullim, aksidente me pasoja në bagëti, dëmtime prone dhe zjarr në ndërtesë; i riu gjendet i vetëvarur në Polenë”

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës. Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, ç’ka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë. Mësohet se i moshuari, i dyshuar rreth 70 vjeç, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit. Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut. Vajza është nga fshati Piskupat i Pogradecit ndërsa dyshohet se i moshuari e ka përdhunuar në banesën e tij.