Ngjarje të rënda në vend – 36-vjeçari humb jetën pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente bujqësore

HomeUncategorized

Ngjarje të rënda në vend – 36-vjeçari humb jetën pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente bujqësore

Korçë – Shoferja e dehur përplas automjet të parkuar, procedohet penalisht
Kalim i paligjshëm kufiri – procedim penal për një shtetas nga Devolli
Drenovë/29-Vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka dëmtuar derën e lokalit të një 53-vjeçari.

Një ngjarje tragjike është regjistruar më datë 18.11.2025 në fshatin Sherishtê të Vlorës, ku një 36-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai kishte konsumuar medikamente bujqësore. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, një tjetër rast i rëndë është shënuar në Sarandë, ku një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, dyshohet si pasojë e një rrëzimi aksidental.

Po në Sarandë, specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë raportojnë se një 71-vjeçare është gjetur e pajetë në një pus në oborrin e shtëpisë së saj, në fshatin Metoq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtyre ngjarjeve.