12 vite burg për të miturin që vrau bashkëmoshatarin në Pirg të Maliqit

HomeActual

12 vite burg për të miturin që vrau bashkëmoshatarin në Pirg të Maliqit

DVKM Korçë godet një tjetër rast të trafikimit të emigrantëve, arrestohet një shtetas sudanez
FOTO/ Meritoni i përmendi vajzën, Florian Binaj i del në krah Ledjonës: Me sjellje si të këtij, ne i kapim…
Pogradec/Gjendet i pajetë nga familjarët një shtetas, dyshohet i vetëvarur në kasollen e bagëtive afër banesës së tij

12 vite burg për të miturin që vrau bashkëmoshatarin në Pirg të Maliqit

KORÇË – Është dënuar me 12 vite burgim Enedjos Guri, i riu që rreth një vit më parë vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Erald Xhejo, 14 vjeç, në fshatin Pirg të Maliqit.

Vendimi është dhënë më 9 shtator 2026, nga Gjykata e Korçës, e cila, pas shqyrtimit të provave në dosjen penale, e shpalli fajtor të miturin për veprën penale “Vrasja me dashje” dhe caktoi dënimin prej 12 vitesh burgim.

Dënimi është dhënë në përputhje me dispozitat që lidhen me autorët e mitur. Sipas burimeve të cituara nga gazetari Elton Qyno, nëse autori do të kishte qenë mbi 18 vjeç në momentin e ngjarjes, dënimi i parashikuar do të ishte më i lartë.

Ngjarja e rëndë tronditi banorët e Pirgut dhe të gjithë zonën e Maliqit, pasi viktima ishte vetëm 14 vjeç.

Gjatë procesit gjyqësor, sipas burimeve të cituara, i mituri nuk ka shfaqur pendesë apo kërkuar falje përpara familjes së viktimës.

Vendimi i Gjykatës së Korçës rikthen në vëmendje edhe një herë problematikën e dhunës mes të miturve dhe pasojat tragjike që mund të sjellin konfliktet mes bashkëmoshatarëve.