Zbuloni magjinë e natyrës tek “Strofka” – Agroturizmi i parë në zemër të Maliqit!

HomeUncategorized

Zbuloni magjinë e natyrës tek “Strofka” – Agroturizmi i parë në zemër të Maliqit!

Vjedhje milionëshe në Postën e Devollit, procedime penale edhe për kanosje, dhunë dhe zjarrin tragjik në Korçë
Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse
Aksident në aksin Korçë–Pogradec, plagosen dy persona

Në fshatin piktoresk të Strelcës, mes gjelbërimit të Valamares dhe ajrit të pastër të lartësive, ndodhet Strofka – destinacioni më i ri agroturistik që sjell traditën, shijen dhe aventurën në një përvojë të paharrueshme.

Çfarë ofron “Strofka”..?

Ushqime bio dhe gatime tradicionale të zonës, përgatitur me dashuri dhe produkte të freskëta nga ferma.

Xhiro me kuaj në natyrën e egër dhe shtigje panoramike.

Guida offroad ose hiking drejt majave të Valamares, për adhuruesit e aventurës.

Muzikë popullore live që i jep shpirt mbrëmjeve tuaja në mal.

Qetësi, relaks dhe një lidhje unike me natyrën, nga shtëpitë e drurit apo çadrat tona të kampingut me pamje mahnitëse.

Ejani në Strelcë – aty ku tradita takohet me aventurën dhe natyra ju fton të çlodheni në gjirin e saj.

“Strofka” Strelcë, Maliq