“Duhet të punoni me ritëm të lartë”, zyrtari i KE: Të bëhen ndryshime në legjislacion, të afrohen me standartet e BE

HomePolitics

“Duhet të punoni me ritëm të lartë”, zyrtari i KE: Të bëhen ndryshime në legjislacion, të afrohen me standartet e BE

Arian Jaupllari/Një emër i spikatur në politikën dhe administratën publike.
𝐄𝐦𝐫𝐚𝐭/ 𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝟏𝟒 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐏𝐒 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐃 𝐦𝐞 𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐏𝐀𝐊?
Lista e kandidatëve të PD dhe PS për zgjedhjet e 11 majit – Emrat e sigurt për Parlamentin


Shefi i Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), Gert Jan Koopman u shpreh i kënaqur me angazhimin e vendeve dhe drejtuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor sa i takon anëtarësimit në BE. Gjatë fjalës së tij në nisje të punimeve të samitit BE-Ballkani Perëndimor, zyrtari i KE-së u shpreh se për të ecur përpara ky ritëm duhet të jetë i qëndrueshëm.  

Ndër të tjera Jan Koopman tha se procesi nuk është i lehtë për vendet e rajonit sepse duhet të bëhen disa ndryshime ambicioze në legjislacion për ta afruar atë me standartet e BE-së.

Gert Jan Koopman: Thjesht për të plotësuar atë që u tha së pari udhëheqësit që kemi të pranishëm sot dhe në fakt vetëm para pak javësh në Shkup kjo është dëshmi për angazhimin tuaj dhe kështu tregohet edhe ritmi i shpejt për të cilin foli edhe Komisioneri, pra për të ecur përpara ky ritëm duhet të jetë i qëndrueshëm.

Së dyti nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit, por kjo është një përpjekje e gjithë shoqërisë edhe institucionet e pavarura duhet të bëjnë punë e tyre përndryshe nuk do ja dalim mbanë të realizohet kjo rritje që ne kërkojmë. Së treti vënia në zbatim nuk është diçka e lehtë për vendet e rajonit sepse ato vende do të duhet të bëjnë disa ndryshime ambicioze në legjislacion për ta afruar atë me standartet e BE gjithashtu edhe sepse disa nga vendet dhe nismat duhet të jenë funksionale edhe ne duhet të jemi aty krah jush.

Pika e katërt që dëshiroj të them është që ritmi është i lartë, por na ka mbetur vetëm një muaj për të përfunduar reformat sepse ligjvënësit do të miratojnë ligjet e duhura deri në fund të vitit, cilësia duhet të jetë e lartë dhe ne na keni krah jush por ora po ecën dhe në 4 javët në vijim ne do të na duhet të kemi një produkt të cilësisë së lartë në mënyrë që paratë fondet të hyjnë në Maj dhe përpara pushimit të verës./tvklan.al