Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në qarkun e Korçës!

HomeActual

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në qarkun e Korçës!

Prorestë/Do të bllokohet pika doganore greke, ja çfarë do ndodhë
Foto Galeri/Maja e Valamarës, pamje fantastike
Kasandra Kasmi/Ç’po ndodh me të rinjtë sot..

Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për ndryshime në nivelet drejtuese të pushtetit vendor, kanë nisur dorëheqjet e para në juglindje të vendit.

Burime për “A2 CNN” bëjnë me dije se të gjithë administratorët e bashkisë së Korçës, në total 7, si dhe 3 administratorë të bashkisë së Kolonjës, kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryetarëve të tyre përkatës, Sotiraq Filo dhe Erion Isai.

Të kontaktuar nga media, dy kryebashkiakët konfirmuan dorëheqjet e administratorëve, por theksuan se nuk do të ketë lëvizje në pozicionet e zëvendëskryetarëve të bashkive.

Ndërkohë, në tre bashki të tjera të qarkut – Pogradec, Maliq dhe Devoll – një proces i tillë nuk ka nisur ende. Përfaqësues të këtyre institucioneve deklaruan se aktualisht po zhvillohet një proces vlerësimi për të shqyrtuar zbatimin e kuadrit ligjor që lidhet me kërkesën për riformatim të drejtuesve vendorë.

Deri në këtë moment, asnjë zëvendëskryetar bashkie në zonën jug-lindore nuk është shkarkuar apo dorëhequr. Burime të afërta me zhvillimet bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet një vizitë e kryeministrit Rama në qarkun e Korçës