Kasandra Kasmi/Ç’po ndodh me të rinjtë sot..

HomeActual

Kasandra Kasmi/Ç’po ndodh me të rinjtë sot..

Pogradec/Ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 24-vjeçar i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
𝐁𝐫𝐞𝐬𝐡ë𝐫𝐢 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭ë𝐫𝐫𝐨𝐧 𝐭ë 𝐦𝐛𝐣𝐞𝐥𝐥𝐚𝐭 𝐧ë 𝐅𝐢𝐞𝐫, 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫ë𝐭 𝐤ë𝐫𝐤𝐨𝐣𝐧ë 𝐝ë𝐦𝐬𝐡𝐩ë𝐫𝐛𝐥𝐢𝐦
“Mos guxo ta thuash për mua atë…”/ Pse plasi sherri mes Arbrit dhe Albit në studio? “Edhe zonja jote të tha…”

Rinia e sotme po perballet me një sër sfidash.., janë shumë të ndryshme nga ato të cilat u perballën brezat tanë më parë. Shumë të rinj janë të lidhur ngushtë me ndryshimet teknologjike dhë rrjetet sociale duke u hasur me efekte pozitive dhe negative. Nga njëra anë kjo u ofron mundësi komunikimi dhe mësimi, por nga ana tjetër mund të shkaktojë izolim, ankth dhe presion social.
Të rinjtë e sotëm janë të prirur të kërkojnë qellime dhe vlera që lidhen më shumë me pasionet dhe interesat e tyre, sesa me modelet tradicionale të suksesit që mund të ishin më të lidhura me pasurinë materiale ose statusin social.
Si pasojë e internetit janë refuzuar masivisht librat, të cilët rrin të strukur në raftet e biblotekave, duke pritur që të rikthehet koha e bukur e dikurshme, ku te rinjtë perqafonin me dashuri leximin dhe jo rrjetet sociale. Ku në shumicen e rasteve nxisin bullizem, urrejtje dhe formë dhune.
Në orët e para të mëngjesit shohim prinder të cilët rendin për të filluar rutinën e përditshme.
Prindër të cilët janë të detyruar të bejnë dy apo më shumë punë, për tu siguruar një të ardhme dhe kushte sa më të mirë brezave të rinjë.
Por…është për të ardhur keq mënyra se si i shpërblen rinia, ku nëper cepat e rrugëve shohim skandale si për shëmbull:- fëmijë të moshave 10-vjecarë me cigare në duar.
Duke imituar “TE FAMSHMIT” e rrjeteve sociale.
Prindër të shqetësuar ngrejnë fort zërin, duke thënë se nuk po dijmë se ç’farë edukate tu japim fëmijëve.

Nëse i mësojmë të qetë i bullizojnë, e nese jo arrijnë deri në rastin më tragjik, si rasti i vrasjes pak kohë me parë së 14-vjecarit i cili u vra nga bashkëmoshatari i vet.
Rrjetet sociale mbi të gjitha rrjeti TikTok po degradon në të gjitha format brezat e rinjë.
Duke i lidhur ata fortë me rrjetet sociale dhe jo me njerzit në jetën reale.
Sepse krahasimi me të tjerët dhe ndjenja e presionit për tu përshtatur me një imazh të caktuar shkakton depresion dhe crregullime të shëndetit mendor.
Prandaj duhet të luftojmë dhe të ngrejmë zërin të gjithë për një mision “Per ti ardhur në ndihmë brezit të ri”. Sepse sot më shumë se kurrë Ata Kanë Nevoj për Ne…