Dorëheqje në Bashkinë Maliq: 6 Administratorë Lënë Detyrën

HomeActual

Dorëheqje në Bashkinë Maliq: 6 Administratorë Lënë Detyrën

Dhora Dajko sqaron deklaratat pas debatit për reformën territoriale në Korçë
Aksion pastrimi në lumin Dunavec, Bashkia Maliq dhe organizatat mjedisore bashkojnë forcat për një mjedis më të pastër
Korçë/67-Vjeçari nga qatromi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 35-vjeçare

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë e Maliqit, ku gjashtë administratorë të njësive administrative kanë paraqitur zyrtarisht dorëheqjen e tyre.

Burime pranë institucionit të pushtetit vendor bëjnë me dije se dorëheqjet janë dorëzuar nga administratorët e njësive Libonik, Pirg, Vreshtas, Lozhan, Pojan dhe Moglicë, të cilët i kanë paraqitur vendimin e tyre kryetarit të bashkisë, Gezim Topçiu.

Ky i fundit, në një komunikim telefonik, ka bërë me dije se kjo lëvizje nuk do të ndalet me kaq, pasi në ditët në vijim priten dorëheqje edhe nga nënkryetarët e bashkisë.

Këto dorëheqje vijnë si pjesë e një procesi më të gjerë pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë kërkoi dorëheqjen e drejtorëve të institucioneve vendore në të gjithë Shqipërinë, në kuadër të një riorganizimi të administratës publike.

Procesi nisi fillimisht nga Bashkia e Vlorës dhe tashmë po shtrihet në disa bashki të tjera në vend, përfshirë edhe Maliqin.

Ndërkohë, në territorin kombëtar, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka intensifikuar aksionet kundër ndërtimeve pa leje, çka ka nxjerrë në dritë problematika të shumta të trashëguara ndër vite, që lidhen me mungesën e kontrollit dhe zbatimit të ligjit në nivel vendor.