Si pasojë e reshjeve intensive dhe prurjeve të larta gjatë muajit janar, është dëmtuar argjinatura e lumit Devoll, duke shkaktuar depërtimin e ujit në tokat bujqësore të fushës së Maliqit.

HomeUncategorized

Si pasojë e reshjeve intensive dhe prurjeve të larta gjatë muajit janar, është dëmtuar argjinatura e lumit Devoll, duke shkaktuar depërtimin e ujit në tokat bujqësore të fushës së Maliqit.

Bruksel – Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE–Shqipëri për “Bujqësinë dhe Peshkimin”
Festa e Bukës së Re – Drithas
Vjedhje milionëshe në Postën e Devollit, procedime penale edhe për kanosje, dhunë dhe zjarrin tragjik në Korçë

Forcat dhe mjetet e Bashkisë Maliq, në bashkëpunim me Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit Korçë, vijojnë punimet në terren për mbylljen e çarjes dhe frenimin e përhapjes së ujit në sipërfaqet bujqësore.

Nga ana e institucionit të Prefektit të Qarkut Korçë, koordinimi institucional është në proces, ndërsa janë dërguar kërkesat për mbështetje me mjete vetëshkarkuese, të cilat pritet të vihen në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes, me qëllim përshpejtimin e ndërhyrjes dhe normalizimin e situatës në kohën më të shkurtër të mundshme.

Situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse.