Bruksel – Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE–Shqipëri për “Bujqësinë dhe Peshkimin”

HomeUncategorized

Bruksel – Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE–Shqipëri për “Bujqësinë dhe Peshkimin”

Korçë/Universiteti “Fan S. Noli” dhe Qendra Rinore forcojnë bashkëpunimin për përfshirjen e studentëve
Aksident në aksin Korçë – Maliq, në afërsi të fshatit Pocestë, plagoset një person
Drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Maliq: Misri, kulturë strategjike për zonën – tokat torfike ofrojnë prodhim më cilësor

Në Bruksel u zhvillua takimi i 17-të i Nënkomitetit Bashkimi Evropian–Shqipëri për “Bujqësinë dhe Peshkimin”, ku morën pjesë zv.ministrat Fatmir Guri dhe Arian Jaupllari, së bashku me ekipet teknike të Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve në varësi.

Gjatë punimeve u diskutua gjerësisht mbi Kapitujt 11, 12 dhe 13, menjëherë pas hapjes historike të të gjithë grupkapitujve negociues në Konferencën Ndërqeveritare të 17 Nëntorit.

🇪🇺 Ky takim shënon një moment të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke fokusuar punën teknike, legjislative dhe institucionale drejt përputhjes me standardet evropiane, veçanërisht në fushat e bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe peshkimit.

Pritet që bashkëpunimi i vazhdueshëm me partnerët evropianë të forcojë më tej përgatitjen e vendit për zbatimin e politikave të përbashkëta të BE-së.