Muzeu i Arsimit në Korçë/ Fluks vizitorësh në vigjilje të 137 vjetorit të Mësonjëtores së Parë Shqipe

HomeActual

Muzeu i Arsimit në Korçë/ Fluks vizitorësh në vigjilje të 137 vjetorit të Mësonjëtores së Parë Shqipe

Pse ushqimet e konservuara janë të rrezikshme? Kujdesi që duhet të tregoni kur i blini
Pas aksidentit të djeshëm në pogradec ka humbur jetën pasagjeri i automjetit Citroen, arrestohet shoferi
Korçë/Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, procedohen penalisht 4 shtetas.

Në vigjilje të 137 vjetorit të çeljes së Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë, ka nisur të shtohet fluksi i vizitorëve të cilët duan të shohin e të njihen më shumë me Muzeun e Arsimit në Korçë, si dhe me historinë e arsimit e figurat kryesore që kontribuan në këtë çështje kombëtare. Nxënësit e një shkolle private të Tiranës, por edhe një grup vizitorësh nga Kosova i gjetëm duke u njohur me historinë e përpjekjet e patriotëve e rilindasve për gjuhën shqipe, të ekspozuara në stenda e ambjente të ndryshme pranë Muzeut të Arsimit në Korçë.

Vitin e kaluar Muzeu i Arsimit në Korçë ka numëruar më shumë se 14 mijë vizitorë, një shifër kjo që rritet, nga viti në vit edhe pas restaurimit të kësaj godine, duke ofruar informacionin historik në një pamje më bashkëkohore e tërheqëse, por edhe duke ekspozuar sende të ndryshme të përdorura nga mësuesit, nxënësit e patriotët që kontrubuan për zhvillimin e arsimit dhe gjuhës shqipe. RTSH Korça