Arbër Male: “Ka ardhur Koha për bashkim! Më përkrahni për të sjellë ndryshimin”

HomeCronic

Arbër Male: “Ka ardhur Koha për bashkim! Më përkrahni për të sjellë ndryshimin”

“Puls On Star” vijon zbulimin e talenteve në Bashkinë Maliq, ndalesë në Pirg
“This is how the brain gave me” | This is Asqeri Mandri, the young man who beat and kept his wife isolated. 3 cameras in every room
Sekuestrohen 820 kg kokainë në Spanjë, 17 në pranga

Në Primare për Pogradecin!

Në datën 1 Mars demokratët e Pogradecit i drejtohen kutive të votimit për të votëbesuar kandidatët për Kuvendin e Shqipërisë.

Vendosa të marr pjesë në këtë proces duke pasur bindjen dhe besimin se pjesëmarrja në këtë garë e pasuron dhe përmireson procesin.

Njëkohësisht besoj se ka ardhur koha që demokratët dhe njerëzit e ndershëm të marrin në dorë fatet e këtij qyteti te braktisur nga qeverisja qendrore dhe lokale.

Vetëm përbashkimi i fuqive tona mund të prodhojë ndryshim të jetës, ekonomisë dhe infrastrukturës së qytetit, fshatit, jetës dhe dinjitetit tonë, ndaj pasnesër kam nevojë për votëbesimin tuaj si shenjë dhe mundësi për të nisur një rrugëtim transformues.

Duke i’u falenderuar për besimin e treguar deri më tani dhe duke i’u qenë mirënjohës atyre të cilët më propozuan, kërkoj nga ju që të zgjidhni numrin 11. Arbër Myzafer Male.✅