Njoftim zyrtar nga Ministria e Bujqësisë: Ndalohen lëvizjet dhe tregtia e dhenve dhe dhive

HomeActual

Njoftim zyrtar nga Ministria e Bujqësisë: Ndalohen lëvizjet dhe tregtia e dhenve dhe dhive

Maliq/47-vjeçari nga zvirina dyshohet se ka dhunuar kushëririn (djalin e xhaxhait) dhe disa familjarë të tij. 
𝐙𝐛𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐜𝐮𝐝𝐢𝐭𝐬𝐡𝐞𝐦 𝐧𝐞 𝐀𝐧𝐭𝐚𝐫𝐤𝐭𝐢𝐝𝐞, 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐧𝐜𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐭 𝐠𝐣𝐞𝐣𝐧𝐞 𝐞𝐤𝐨𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦 𝐭𝐞 𝐩𝐚𝐩𝐫𝐞𝐤𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐫𝐢𝐭𝐚 𝐩𝐨𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐚𝐣𝐬𝐛𝐞𝐫𝐠𝐮𝐭
Maliq/Aksident në afërsi të fshatit Velitërnë

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë një thirrje publike urgjente ndaj fermerëve dhe tregtarëve të kafshëve, pas disa rasteve të konstatuara të shkeljes së ligjit për lëvizjen dhe tregtimin e kafshëve, të cilat tashmë janë referuar në organet kompetente të ndjekjes penale.

NJOFTIM

NDALOHET:

  • Lëvizja e kafshëve nga një fermë në tjetrën.
  • Shitja e kafshëve të llojit dhen dhe dhi.
  • Blerja e kafshëve të llojit dhen dhe dhi.

LEJOHET:

  • Vetëm lëvizja e dhenve dhe dhive drejt thertoreve, të pajisura me certifikatë shëndetësore veterinare, e lëshuar nga Veterineri Zyrtar i Shërbimit Veterinar.

Kjo masë vjen si një hap vendimtar për parandalimin e përhapjes së infeksioneve tek kafshët, duke mbrojtur jo vetëm tufat por edhe ekonominë bujqësore dhe blegtorale të vendit.

Apel për përgjegjësi:

Fermerë – Mos rrezikoni tufat dhe jetesën tuaj.
Tregtarë – Mos rrezikoni sigurinë e ekonomisë blegtorale të vendit.

Mbrojmë tufat tona – Mbrojmë të ardhmen blegtorale të Shqipërisë!

Ky është një mesazh nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Për më shumë informacion, kontaktoni autoritetet lokale veterinare.