Greku vjen nga Londra me 15 mijë paund, paratë i sekuestrohen në Rinas

HomeCronic

Greku vjen nga Londra me 15 mijë paund, paratë i sekuestrohen në Rinas

Adoleshenti përfundoi në spital me plagë në bark, reagon policia: Konflikt mes dy 15-vjeçarëve, një në spital dhe tjetri në komisariat
The accident where the 18-year-old lost his life, the driver of the car is arrested.
Shpejtësi 200 km në orë dhe mungesë të fushëpamjes”, policia zbardh dinamikën e aksidentit tragjik me 4 viktima

Kontrolli fizik ndaj një 48-vjeçari grek në Aeroportin e Rinasit çoi në zbulimin e 15 mijë paundëve dhe 570 eurove, të cilat ai tentoi t’i kalonte pa i deklaruar. Burime zyrtare të policisë thonë se 48-vjeçari vinte nga Londra drejt vendit tonë. Ai u procedua në gjendje të lirë, ndërsa paratë u sekuestruan.

Në hyrje, nga kontrolli fizik, shtetasit grek K. K., 48 vjeç, banues në Londër, iu gjetën 15 000 paund dhe 570 euro, të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për 48-vjeçarin dhe u sekuestruan shumat e parave”, tha Policia e Shtetit në një njoftim për rastin./tvklan.al