Reshjet e shumta shkaktojnë rrëshqitje dherash në aksin Lozhan–Moglicë–Gramsh, rruga hapet për qarkullim

HomeActual

Reshjet e shumta shkaktojnë rrëshqitje dherash në aksin Lozhan–Moglicë–Gramsh, rruga hapet për qarkullim

Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Korçë/16 – vjeçarja dyshohet se ka dëmtuar me send të fortë, xhamat e automjetit të njerkut të saj. 
“20 mijë euro për beben e tretë”, nga kreditë për çiftet e reja te subvencionet për bujqësinë, Basha prezanton programin e PD-së

Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të konsiderueshme dherash dhe inertesh në aksin rrugor Lozhan–Moglicë–Gramsh, duke vështirësuar përkohësisht qarkullimin e mjeteve.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të firmës kontraktore, u bë pastrimi i materialeve të rëna në rrugë dhe hapja e plotë e aksit, i cili aktualisht është i kalueshëm për të gjitha mjetet.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, pasi reshjet dhe lagështia e lartë mund të sjellin problematika të ngjashme edhe në vijim.