Dëmtohet një automjet nga rrëshqitja e inerteve në aksin Qukës–Qafë Plloçë

HomeActual

Dëmtohet një automjet nga rrëshqitja e inerteve në aksin Qukës–Qafë Plloçë

Maliq/Kanosi me mjet presës thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen e mundshme kriminale .
Maliq/Një shtetas ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar lëndë helmuese, ja gjendja e tij..
64-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës, jashtë rrezikut për jetën

Një automjet është dëmtuar në aksin rrugor “Qukës–Qafë Plloçë”, në segmentin midis dy tuneleve, si pasojë e rrëshqitjes së inerteve në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime materiale.

Qarkullimi në zonë vijon me kujdes të shtuar, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë vëmendje të shtuar, për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e inerteve, veçanërisht në kushtet e motit të paqëndrueshëm.

Autoritetet përkatëse pritet të marrin masa për pastrimin e rrugës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit.