Përmbyten disa hektarë toka bujqësore në fushën e Maliqit

HomeActual

Përmbyten disa hektarë toka bujqësore në fushën e Maliqit

Rriten monedhat e huaja? Këmbimi valutor 3 korrik 2024
Kapshticë/Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari që tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, medikamente për të cilat kërkohet licencë.
Thesaret e Maliqit, vendbanimi prehistorik që u bë hambari i dytë i Shqipërisë

Reshjet e rrëmbyeshme të dy ditëve të fundit kanë sjellë përmbytjen e disa hektarëve tokë bujqësore në fushën e Maliqit.

Situata është përkeqësuar si pasojë e fryrjes së lumit Dunavec, i cili paraqet rrezik të shtuar sidomos në zonën ku bashkohet me lumin Devoll.

Tokat e përmbytura ndodhen në territorin e ish-kënetës së Maliqit, ndërsa prej ditës së djeshme punonjësit e Bordit të Kullimit po punojnë pa ndërprerje për të mbajtur situatën nën kontroll.

Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, në një prononcim për mediat u shpreh se një fryrje e tillë e lumit Dunavec nuk ishte parë prej 20 vitesh, duke e cilësuar situatën si mjaft të rënduar.

Probleme janë shënuar edhe në aksin nacionale Maliq – Gramsh, ku në fshatin Lozhan rruga u bllokua për disa orë për shkak të inerteve të sjella nga reshjet. Mëngjesin e sotëm rruga është pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht.