Stuhitë e Breshërit zbardhin fshatra të Ersekës, dëmtohen të mbjellat

HomeActual

Stuhitë e Breshërit zbardhin fshatra të Ersekës, dëmtohen të mbjellat

E rëndë/ 25-Vjeçari ushron dhunë ndaj nënës së tij
Keni bërë plane për fundjavën? Hakil Osmani bën parashikimin e motit për dy ditët në vijim, sa do shkojnë temperaturat
Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet e moshuara nga Maliqi

Reshje të shumta shiu shoqëruar me breshër janë regjistruar pasditen e sotme në dy fshatra të njësisë administrative Leskovik.

Bëhet fjalë për fshatrat Gërmenj dhe Shelegur, breshër që ka shkaktuar dëme të shumta në drufrutore dhe kultura bujqësore.

Dëmet me të mëdha kanë qenë në qershi dhe kumbull si dhe kultura bujqësore prashitëse.

Mot i paqëndrueshëm pritet të jetë prezent gjatë gjithë javës në zona të ndryshme të juglindjes së vendit, ku temperaturat do të shkojnë deri në 5 gradë celsius.