Përmbyten disa hektarë toka bujqësore në fushën e Maliqit

HomeActual

Përmbyten disa hektarë toka bujqësore në fushën e Maliqit

Nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe tentoi të kalonte drejt Greqisë, procedohet 36-vjeçari në Kapshticë
Protestë/Do të bllokohet pika doganore greke, ja çfarë do ndodhë
Pogradec/Gjatë një konflikti dhunon një shtetas, procedohet 30-vjeçari

Reshjet e rrëmbyeshme të dy ditëve të fundit kanë sjellë përmbytjen e disa hektarëve tokë bujqësore në fushën e Maliqit.

Situata është përkeqësuar si pasojë e fryrjes së lumit Dunavec, i cili paraqet rrezik të shtuar sidomos në zonën ku bashkohet me lumin Devoll.

Tokat e përmbytura ndodhen në territorin e ish-kënetës së Maliqit, ndërsa prej ditës së djeshme punonjësit e Bordit të Kullimit po punojnë pa ndërprerje për të mbajtur situatën nën kontroll.

Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, në një prononcim për mediat u shpreh se një fryrje e tillë e lumit Dunavec nuk ishte parë prej 20 vitesh, duke e cilësuar situatën si mjaft të rënduar.

Probleme janë shënuar edhe në aksin nacionale Maliq – Gramsh, ku në fshatin Lozhan rruga u bllokua për disa orë për shkak të inerteve të sjella nga reshjet. Mëngjesin e sotëm rruga është pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht.