Përfshihet nga flakët stalla në Korçë, digjen 25 derra

HomeActual

Përfshihet nga flakët stalla në Korçë, digjen 25 derra

Sot, përkujtojmë 135-vjetorin e vdekjes së Thimi Mitkos.
Eli Fara reagon pas publikimit të materialeve private: “Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem”
Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, kujdesi për mbrojtjen e pyjeve dhe siguria në shkolla ishin temat që diskutuam në takimin e organizuar në njësinë administrative Trebinjë të bashkisë Pogradec. 

Një stallë në fshatin Ravonik të Korçës u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:50. Stalla, e cila është në pronësi të shtetasit V. F., u dëmtua rëndë, ndërsa dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Flakët përfshinë shpejt ambientin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Për fat të keq, rreth 25 derra u dogjën, ndërsa një sasi e madhe ushqimi për ta u shkatërrua plotësisht.

Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të konfirmuar shkakun e zjarrit.