Operacioni “Route” në Maliq, arrestohen 2 persona që transportonin 28 emigrantë drejt veriut

HomeActual

Operacioni “Route” në Maliq, arrestohen 2 persona që transportonin 28 emigrantë drejt veriut

Reshjet e shumta shkaktojnë rrëshqitje dherash në aksin Lozhan–Moglicë–Gramsh, rruga hapet për qarkullim
Korçë/Procedime penale për drogë, dhunë në familje dhe konflikte fizike
Aksident në Pogradec dhe prerje e paligjshme druri, disa persona nën hetim

Operacioni “Route” në Maliq, arrestohen 2 persona që transportonin 28 emigrantë drejt veriut

MALIQ – Policia Kufitare e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Route”, në kuadër të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë kundrejt fitimit për kalimin e paligjshëm të kufirit nga emigrantë të vendeve të treta.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar dy shtetas, të dyshuar se ndihmonin për transportimin e emigrantëve drejt veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me Malin e Zi.

Në pranga kanë rënë shtetasit J. M., alias D. M., 42 vjeç, banues në Korçë, dhe E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Belorta, Maliq.

Sipas Policisë, dy personat u kapën në flagrancë në fshatin Plasë, Bashkia Maliq, ku kishin grumbulluar rreth 28 shtetas sudanezë. Emigrantët më pas transportoheshin në grupe prej 7–8 personash, me mjete të ndryshme, në drejtim të veriut të vendit, me synim kalimin e paligjshëm në territorin e Malit të Zi.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automjet, 6500 euro dhe 3 aparate celularë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi gjithashtu se shtetasi E. D. ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Operacioni “Route” është zhvilluar pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe kontrolleve intensive të strukturave të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në funksion të parandalimit dhe goditjes së rrjeteve që ndihmojnë emigrantët për kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.