Internet falas pa limit në qendër të Maliqit, Bashkia përfiton nga projekti europian WiFi4WB
Qytetarët dhe vizitorët e Maliqit tashmë mund të përfitojnë internet falas pa limit në qendër të qytetit, falë projektit WiFi4WB, pjesë e nismës EU4Digital, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane.
Bashkia Maliq është një nga bashkitë përfituese të këtij projekti, i cili synon të përmirësojë aksesin në internet dhe të rrisë përdorimin e shërbimeve digjitale në hapësirat publike.
Përmes këtij investimi, banorët dhe vizitorët do të kenë mundësi të lidhen falas me internetin në qendër të qytetit, duke lehtësuar komunikimin, mësimin, punën online dhe aksesin në shërbimet elektronike.
Ky është një tjetër investim që kontribuon në modernizimin e Maliqit, duke e bërë qytetin më të lidhur, më funksional dhe më pranë nevojave të qytetarëve në epokën digjitale.
