Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku/ Prokuroria e Korçës shpall moskompetencë, ngjarja ndodhi në QSUT, dosja i kalon prokurorisë së Tiranës

HomeActual

Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku/ Prokuroria e Korçës shpall moskompetencë, ngjarja ndodhi në QSUT, dosja i kalon prokurorisë së Tiranës

Në fshatin Kakaç ndodhet një Kala!
“Ti të rrahësh babin tim ! Mos më bëj mua viktimën!”/ Dalin pamjet e konfliktit mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë
Matura 1974, Maliq/Kujtime dhe mbresa për 50-vjetorin e maturës së gjimnazit “Skenderbeu” Maliq

Për vdekjen e 12 vjeçarit Leo Sadikut, në QSUNT Tiranë, prokuroria e Korçës ka shpallur moskompetencë për hetimet, për shkak se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet.

Në dosje janë administruar kartelat mjekësore të 12-vjeçarit, në spitalin e Korçës dhe në atë të Tiranës, si dhe kanë dëshmuar mjekët që kanë kryer mjekimin e të ndjerit.

Për shkak se në aspektin territorial, ngjarja ka ndodhur në Tiranë, dosja i ka kaluar për vazhdimin e hetimeve prokurorisë së kryeqytetit.

Leo Sadiku ishte shtruar në spitalin e Korçës me shenja të gripit më 28 dhjetor 2024 dhe la spitalin natën e Vitit të Ri. Gjendja e tij u përkeqësua dhe u rikthye në spital më 7 janar, me tension të lartë, glicemi të lartë, të vjella dhe temperaturë. Mjekët e Korçës e dërguan në Pediatrinë e QSUT-së ku dhe ndërroi jetë më 8 Janar. 

QSUT tha se shkak i vdekjes ishte miokarditi akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë vdekshmërie. Policia e Korçës ka nisur hetimet nëse ka pasur neglizhencë mjekësore gjatë trajtimit, pasi i mituri u paraqit me simptomat e gripit e më pas ndërroi jetë nga zemra.