Korçë / Pogradec – Konflikt në Blacë dhe aksident në aksin Korçë–Bilisht

HomeActual

Korçë / Pogradec – Konflikt në Blacë dhe aksident në aksin Korçë–Bilisht

Dy drejtorë, një Përgjegjës dhe një Specialist në Bashkinë Korçë, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrat për të favorizuar subjekte të ndryshme..
Pogradec/Gjendet i pajetë nga familjarët një shtetas, dyshohet i vetëvarur në kasollen e bagëtive afër banesës së tij
Këshilltarja e PS-së, Daniela Ibrahim: “Maliqi nuk duhet të shkrihet, duhet të forcohet”

Korçë / Pogradec – Konflikt në Blacë dhe aksident në aksin Korçë–Bilisht

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Blacë, në Pogradec. Në vijim të informacionit të publikuar një ditë më parë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ndaluar shtetasin Xh. O., 29 vjeç, i shpallur më herët në kërkim.

Sipas policisë, ai në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, Xh. O. dhe R. O. (të arrestuar në momentin e ngjarjes), janë përfshirë në një konflikt fizik me dy persona të tjerë. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Ndërkohë, një aksident rrugor është regjistruar në aksin “Korçë–Bilisht”, në afërsi të fshatit Plasë, në Maliq. Shtetasi E. H., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasja B. M., 39 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi E. H. ka mbetur i dëmtuar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesja e mjetit tjetër dhe një pasagjer janë transportuar në spital për kontroll mjekësor.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.