HomeActual

Nga pedagogu Leons Hasani “Budallenjtë me diplomë”

Pogradec/Gjendet i pajetë nga familjarët një shtetas, dyshohet i vetëvarur në kasollen e bagëtive afër banesës së tij
Devoll/32-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga
𝐙𝐛𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐜𝐮𝐝𝐢𝐭𝐬𝐡𝐞𝐦 𝐧𝐞 𝐀𝐧𝐭𝐚𝐫𝐤𝐭𝐢𝐝𝐞, 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐧𝐜𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐭 𝐠𝐣𝐞𝐣𝐧𝐞 𝐞𝐤𝐨𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦 𝐭𝐞 𝐩𝐚𝐩𝐫𝐞𝐤𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐫𝐢𝐭𝐚 𝐩𝐨𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐚𝐣𝐬𝐛𝐞𝐫𝐠𝐮𝐭

Aktualisht në Shqipëri egzistojnë “dy institucione arsimore të akredituara” që prodhojnë budallenjë me diplomë.

Po or po mos u çudisni madje edhe me diplomë të merituar në fushën e injorancës dhe teoritë e thelluara të budallallëkut. Sa më shumë ti frekuentosh këto “universitete” (hale publike) aq më shumë rritesh ne gradën e budallallikut.

Mos beni sikur nuk i njihni se janë edhe patenta ndërkombëtare, njerin e keni në një TV kombëtare (bbvip), tjetrin e ka 95% e shqiptarëve ne telefon (tiktok).

Ama s’ke ç’tju thuash se të dyja janë universitete serioze, elitare, po pse do thoni ju? Po si ore pse, kanë berë progres të jashtëzakonshëm në metodat e mësimdhënies e mësimnxënies, ja prsh librin e kanë zvëndësuar me letren higjenike të bbvip, teknologjinë me pornobanalitetin e tiktokut kinez dhe mendimin kritik me autorët e vulgut dhe kriminalitetit.

E më e çuditshmja është indiferenca e shoqërisë, dehja e saj me lloj e soj mizerabilitetesh mediatike e rrjetesh sociale që pastaj prodhojnë turma zombiesh që udhëhiqen nga instiktet e injorancës në raport me familjen, shoqërinë dhe vendin.

PS: Lumturia njerëzore fillon nga dija, le ta kultivojme atë tek vetja, tek familja dhe tek njerëzit e afërt sepse në të kundërt do të shtohen dita ditës lajmet e kronikës së zezë.

nga pedagogu Leons Hasani