Marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në Korçë

HomeActual

Marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në Korçë

Pylli i Fazanëve Maliq/Copëz natyre që të mahnit ..
Aksident në Pogradec dhe prerje e paligjshme druri, disa persona nën hetim
Maliq/Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet 22-Vjeçari

Korçë – Sot u nënshkrua në Korçë Marrëveshja e Bashkëpunimit në kuadër të Projektit TOKA, nga aktorët institucionalë qendrorë dhe vendorë, duke përfshirë 6 bashkitë e qarkut dhe Universitetin e Korçës. Ky hap shënon fillimin e një udhërrëfyesi të ri bashkëpunimi për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale, duke aplikuar modele dhe standarde të suksesshme ndërkombëtare.

Projekti TOKA, i mbështetur nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe në partneritet me Universitetin elitar “Wageningen” në Holandë, do të pilotohet fillimisht në rajonin e Korçës. Projekti ka fokus në eko-bujqësi, sigurinë ushqimore, inovacionin dhe forcimin e kapaciteteve në arsim dhe kërkim shkencor, duke u bazuar në standardet e Bashkimit Europian.

Ky bashkëpunim synon të sjellë zhvillim të qëndrueshëm rural dhe të ofrojë mundësi të reja për fermerët dhe komunitetet lokale në qarkun e Korçës.