Maliq/Shpallet në kërkim një 43-vjeçar, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur

HomeActual

Maliq/Shpallet në kërkim një 43-vjeçar, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur

Maliq/Një 32-Vjeçar ka kanosur me fjalë dhe ka goditur me grusht një 62-vjeçar.
Ndalojnë punimet e rrugës Maliq – Lozhan, firma kontraktore tërheq makinerite dhe largohet
Pylli i Fazanëve Maliq/Copëz natyre që të mahnit ..

Maliq

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, shpallën në kërkim shtetasin:

E. Sh., 43 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”(dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 16 vjeçare)Veprimet procedurale me të miturën, janë kryer në prezencën e psikologut, prindit dhe përfaqësuesit ligjor. Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.