Shpallen 10 Zona Zhvillimore në Bashkinë Maliq në kuadër të “Paketës së Maleve”

HomeActual

Shpallen 10 Zona Zhvillimore në Bashkinë Maliq në kuadër të “Paketës së Maleve”

Tensione të reja: Irani përmend bazën e MEK në Shqipëri mes paralajmërimeve të fundit
1 Qershori në Maliq: Fëmijët e Libonikut lënë “gjurmë të gjelbra” për të ardhmen
Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias së Republikës së Shqipërisë

Këshilli i Ministrave ka shpallur sot 10 Zona Zhvillimore në territorin e Bashkisë Maliq, në kuadër të programit kombëtar “Paketa e Maleve”.

Këto zona synojnë të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik, industrial dhe turistik, duke mbështetur iniciativa dhe projekte që kontribuojnë në rritjen e punësimit dhe përmirësimin e mirëqenies së banorëve.

Përmes këtij programi, pritet të nxitet investimi në zonat malore dhe rurale, duke i dhënë një shtysë të re zhvillimit lokal dhe potencialeve natyrore e ekonomike që ofron Bashkia Maliq.

Autoritetet vendore e konsiderojnë këtë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe një mundësi shtesë për rritjen e standardit të jetesës për komunitetin.