Maliq / Nis rekrutimi për “Puls on Stars”, spektakli i madh i të rinjve

HomeActual

Maliq / Nis rekrutimi për “Puls on Stars”, spektakli i madh i të rinjve

Kantier punimesh në fshatin Zëmblak të Bashkisë Maliq
Korçari i dehur në timon nuk i ndalon urdhërit të policisë
Maliq/Shpallet në kërkim një 43-vjeçar, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur

Maliq / Nis rekrutimi për “Puls on Stars”, spektakli i madh i të rinjve

Qendra e Kulturës Multifunksionale “Dhimitër Orgocka” ka nisur nga sot rekrutimin e të rinjve në gjimnazet e Bashkisë Maliq për aktivitetin artistik “Puls on Stars”.

Takimet me nxënësit po zhvillohen në ambientet e shkollave, ku po identifikohen talente në fusha të ndryshme si muzikë, kërcim, aktrim dhe forma të tjera arti skenik. Procesi i përzgjedhjes realizohet nga profesionistë, me synimin për të sjellë në skenë energjinë dhe pasionin e të rinjve të zonës.

Këtë vit, “Puls on Stars” vjen tërësisht ndryshe, me më shumë energji, kreativitet dhe surpriza, duke premtuar një spektakël të veçantë për publikun e Maliqit.