AGSH: “Situatë alarmante në RTSH, bashkëpunëtorët e jashtëm prej muajsh pa pagesë”

HomeActual

AGSH: “Situatë alarmante në RTSH, bashkëpunëtorët e jashtëm prej muajsh pa pagesë”

Korçë/Ishte larguar me një 13-vjeçare gjendet dhe arrestohet 15-Vjeçari
Arjan Jaupllari/Në Ravonik, në vijim të takimeve derë më derë që po zhvillojmë me banorët e çdo fshati.
Maliq/Një 48-Vjeçar nga Vreshtasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar një shumë parash..

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka ngritur shqetësimin e thellë për situatën e krijuar në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), ku dhjetëra bashkëpunëtorë të jashtëm nuk janë paguar për punën e tyre prej muajit prill.

Sipas AGSH, bëhet fjalë për profesionistë të medias që kontribuojnë çdo ditë në ekranin publik, por të cilët prej muajsh ndodhen në pasiguri ekonomike dhe profesionale.

Përtej vështirësive financiare të krijuara për këta punonjës, shqetësuese mbetet edhe mungesa e transparencës nga ana e drejtuesve të RTSH. AGSH bën të ditur se ka kërkuar informacion zyrtar mbi këtë situatë që prej 10 ditësh, por deri më sot institucioni nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Edhe vetë bashkëpunëtorët kanë konfirmuar se nuk kanë marrë asnjë komunikim apo sqarim nga drejtuesit.

“Kjo qasje jo vetëm që shkel të drejtat e punonjësve të medias, por dëmton besimin e publikut tek televizioni publik, i cili financohet nga taksapaguesit shqiptarë dhe ka detyrimin ligjor e moral për të vepruar me transparencë dhe korrektësi,” – thuhet në reagimin e AGSH.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i bën thirrje drejtuesve të RTSH të marrin masa të menjëhershme për:

  • garantimin e pagesave të prapambetura,
  • ofrimin e shpjegimeve publike mbi situatën e krijuar,
  • respektimin e standardeve profesionale e ligjore që i takojnë një institucioni publik.