Korçë/Universiteti “Fan S. Noli” dhe Qendra Rinore forcojnë bashkëpunimin për përfshirjen e studentëve

HomeUncategorized

Korçë/Universiteti “Fan S. Noli” dhe Qendra Rinore forcojnë bashkëpunimin për përfshirjen e studentëve

Arian Jaupllari: Njeriu që Maliqi e ka në zemër
Aksident tragjik në aksin Korçë–Bilisht, dyshohet për një viktimë
Emërohen drejtuesit e rinj në Bashkinë Devoll

Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës dhe Qendra Rinore Korçë po forcojnë bashkëpunimin për rritjen e përfshirjes së studentëve në jetën sociale, kulturore dhe sportive të qytetit.

Në takimin mes Këshillit Studentor, Sektorit të Karrierës Studentore dhe Alumnit, si dhe Qendrës Rinore, u diskutua për krijimin e mundësive të reja për angazhimin e studentëve dhe zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta.

Fjorela Bajraktari, presidente e Këshillit Studentor, kërkoi mbështetje për kalendarin vjetor të aktiviteteve, ndërsa Dr. Romeo Terolli propozoi nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi.

Drejtuesi i Qendrës Rinore, Dejvi Hoxha, konfirmoi mbështetjen dhe vënien në dispozicion të ambienteve dhe burimeve të Qendrës për nisma të përbashkëta me studentët.