Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Maliq

HomeUncategorized

Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Maliq

Shembull i të rinjve që frymëzojnë – Kledian Kosturi nga Liboniku i Maliqit
Kodhel Zere, i riu me vizion në krye të Njësisë Administrative Voskopojë
Arrestohet një 50-vjeçar i proceduar penalisht disa herë për shkatërrim prone.

Rreth orës 18:10, në aksin rrugor Maliq–Lozhan, automjeti i drejtuar nga shtetasi D. Q., punonjës policie, ka përplasur këmbësorin B. H., 67 vjeç. Si pasojë e goditjes, i moshuari ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe AMP, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.