Korçë/ Arrestim për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe disa procedime penale për konflikte

HomeActual

Korçë/ Arrestim për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe disa procedime penale për konflikte

Polici alpine në ndihmë të turistëve, afro 30 efektiva trajnohen në zonat malore të Korçës
E rëndë/ Gjendet i paj*të një 32-vjeçar në fshatin Vranisht
Çdo e keqe ka një të mirë…

Korçë/ Arrestim për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe disa procedime penale për konflikte

Strukturat e Policisë në Korçë dhe Maliq kanë ndërmarrë disa veprime procedurale për raste të ndryshme, si më poshtë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 16 duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për:

• N. N., 43 vjeç, banues në Boboshticë, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka fyer dhe kanosur një 68-vjeçar;

• V. D., 46 vjeç, banues në Korçë, i cili në ambientet e Prokurorisë së Korçës ka prishur qetësinë dhe ka kundërshtuar punonjësin e policisë private për shkak të detyrës;

• M. B., 67 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se ka goditur me send të fortë një 39-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Po ashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për shtetasin K. M., 30 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili dyshohet se ka goditur me grusht një 38-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.