Korçë / Aksident pranë repartit zjarrfikës, mjeti përmbyset në rrugë

HomeActual

Korçë / Aksident pranë repartit zjarrfikës, mjeti përmbyset në rrugë

Banori i ri në BBVIP, ish i dashuri i Sarës? Silvi: Do të dalin fotot! 
Dulellari/ Një kafe me profesor Eqrem Meçollarin për t’u njohur me “Mbiemrat e Oparit” dhe “Idioma dhe Shprehje Frazeologjike Nga Opari”
Po na gënjejnë për 1 prill/Çfarë mendojnë pesionistët për rritjen e pesioneve?

Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të repartit zjarrfikës në qytetin e Korçës, ku një automjet tip ML ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti fillimisht është përplasur me një automjet të parkuar në anë të rrugës dhe, si pasojë e goditjes, është përmbysur në mes të rrugës. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.