Zëvendësministri Jaupllari në takim me përfaqësuesit e Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë

HomeUncategorized

Zëvendësministri Jaupllari në takim me përfaqësuesit e Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë

Nga: Matilda Kurti – Dinjiteti përballë Akuzës: E Drejta për t’u Rikthyer në Shërbim Publik.
Maliq/Arrestohet një shtetas, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Makina përfshihet nga flakët në Korçë gjatë natës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Arjan Jaupllari, priti në një takim përfaqësuesit e Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë, me fokus në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe përmirësimin e standardeve në sektorin veterinar, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian.

Takimi u zhvillua në kuadër të 10-vjetorit të themelimit të Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë dhe u shoqërua me praninë e presidentëve të urdhrave homologë europianë dhe rajonalë.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe z. Jason Karl Aldiss, President i Unionit Europian të Veterinerëve të Higjienës (UEVH), dhe z. Jan Bernard, Zëvendëspresident i Unionit Europian të Veterinerëve të Praktikës (UEVP).

Zëvendësministri Jaupllari vlerësoi rolin e rëndësishëm të profesionistëve të fushës veterinare në garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik, duke theksuar nevojën për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave ndërkombëtare në këtë sektor.