Devoll – Finalizohet operacioni “Fazat”, goditet rrjeti familjar i trafikimit të drogës

HomeActual

Devoll – Finalizohet operacioni “Fazat”, goditet rrjeti familjar i trafikimit të drogës

Erget Cenolli – EPIRI SI TOKË “E PIROS”
Në Korçë, tek shkolla Naum Verqilargji, qytetarët janë të shqetësuar për gjendjen e stolave publike.
Arjan Jaupllari/Në Ravonik, në vijim të takimeve derë më derë që po zhvillojmë me banorët e çdo fshati.

Pas 4 javësh hetime intensive, Policia e Korçës finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Fazat”, i fokusuar në goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë dy bashkëshortë, shtetasit F. S., 48 vjeç dhe E. S., 31 vjeçe, banues në Devoll, të akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 5.8 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 2 celularë. Hetimet kanë zbuluar se lënda narkotike ishte përgatitur për trafikim drejt Greqisë.

Dyshohet se bashkëshortët e kishin kultivuar bimën narkotike në tokën e tyre, në vendin e quajtur “Lagjja e Fundosur”, dhe më pas e kishin tharë e përpunuar për shitje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.