Armë dhe municion luftarak, zbulohet një tjetër bazë që shërbente për furnizimin e grupeve kriminale

HomeCronic

Armë dhe municion luftarak, zbulohet një tjetër bazë që shërbente për furnizimin e grupeve kriminale

Përplasje fizike mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë pas ndarjes! Si mori fund martesa e tyre, nga romanca e re e 42-vjeçarit, tek dhuna në familje
Vangjush Dako requests the suspension of investigations
“Tempulli 2”, the Court of Korça leaves 21 detainees in jail (Names)

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Hills 2”, policia ka zbuluar një tjetër bazë që shërbente për furnizimin e grupeve kriminale në Sukth. Aty mbaheshin armë zjarri, sasi e madhe fishekësh të kalibrave të ndryshme dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat dyshohet se do t’i shërbenin grupeve kriminale.

Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, ndezës granate, 1 palë dylbi snajperi, krehër arme, 1 rrip ushtarak me fishekë dhe mijëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshme. Gjithashtu, gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga pronari i banesës që dyshohet se shërbente si bazë, qytetari me iniciale A. S..

2 ditë më parë, Policia e Durrësit zbuloi një tjetër bazë kriminale, nga e cila u sekuestruan 4 kallashnikovë, 20 krehra dhe një sasi e madhe fishekësh në fshatin Shkallnur në një banesë të pabanuar dhe gjysmë të ndërtuar. Ndërkohë, javën e kaluar edhe në fshatin Babicë të Vlorës u gjet një bazë armatimesh që shërbente për grupet kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al