EMRI/ I dënuar me 13 vite burg si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet me qëllim ekstradimi 42-vjeçari polak

HomeCronic

EMRI/ I dënuar me 13 vite burg si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet me qëllim ekstradimi 42-vjeçari polak

“Gërdeci”, Mediu again in SPAK: I waited over 16 years to be questioned by the Prosecutor’s Office
Romina Xhaferi/Të dashur maturantë, qëndroni të qetë, pa stres, pa frikë, pa ankth….
Adoleshenti përfundoi në spital me plagë në bark, reagon policia: Konflikt mes dy 15-vjeçarëve, një në spital dhe tjetri në komisariat

Një 42-vjeçar polak është vënë në pranga nga policia në Qerret, pasi ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me burg nga autoritetet polake.

Polica bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Sebastian Bijak, i dënuar më 13 vite burg për pjesëmarrje në një grup kriminal dhe për kryerjen e 3 veprave penale.

“Gjykata e Varshavës-Pragës e ka dënuar me 13 vjet burgim, për krime në fushat e armëmbajtjes pa leje, mashtrimit dhe posedimit të sendeve të vjedhura, si dhe për pjesëmarrje në grup kriminal, vepra këto të dënuara sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë”, njofton policia.

Sakaq, Interpol Tirana dhe Interpol Varshava po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 4”.

Operacioni, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

I dënuar në Poloni, me 13 vjet burgim, për pjesëmarrje në një grup kriminal dhe për kryerjen e 3 veprave penale, lokalizohet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 42-vjeçari polak.

Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 4”.

Gjatë operacionit, në Qerret, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Poloni, shtetasi polak, i shpallur në kërkim ndërkombëtar Sebastian Bijak, 42 vjeç.

Gjykata e Varshavës-Pragës e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për krime në fushat e armëmbajtjes pa leje, mashtrimit dhe posedimit të sendeve të vjedhura, si dhe për pjesëmarrje në grup kriminal, vepra këto të dënuara sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Varshava po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

/panorama.com.al