Vrasja brutale e një 53 vjeçareje në Brazil, burri e përplasi me makinë dhe i hoqi zemrën pasi e akuzoi për përdhunim

HomeWorld

Vrasja brutale e një 53 vjeçareje në Brazil, burri e përplasi me makinë dhe i hoqi zemrën pasi e akuzoi për përdhunim

Ukraina raporton për ushtarë të vrarë nga forcat e saj speciale
𝐙𝐛𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐜𝐮𝐝𝐢𝐭𝐬𝐡𝐞𝐦 𝐧𝐞 𝐀𝐧𝐭𝐚𝐫𝐤𝐭𝐢𝐝𝐞, 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐧𝐜𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐭 𝐠𝐣𝐞𝐣𝐧𝐞 𝐞𝐤𝐨𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦 𝐭𝐞 𝐩𝐚𝐩𝐫𝐞𝐤𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐫𝐢𝐭𝐚 𝐩𝐨𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐚𝐣𝐬𝐛𝐞𝐫𝐠𝐮𝐭
Mbi 100 të arrestuar gjatë protestave për Navalny-n në Rusi

Është tronditëse mënyra sesi u vra një grua 53-vjeçare në Brazil nga bashkëshorti i saj 49-vjeçar, i cili pasi e përplasi me makinën e tij, më pas i hoqi zemrën.

Sipas mediave vendase, katër orë para vrasjes brutale, viktima Milena Dandas Beretta Nistarda kishte denoncuar për përdhunim autorin, Marcelo Nistarda Antoniassi.

Policia arrestoi sulmuesin me thikë në qytetin Tua, në veriperëndim të Sao Paulos. Sipas informacioneve, autori ka pranuar menjëherë aktin dhe ka kërkuar që të vritet. Mirëpo, kur u dërgua në komisariat, ai nuk pranoi të jepte përgjigje për krimin.

Ankesa që dyshohet se shkaktoi tërbimin vrastar të sulmuesit është bërë në orën 21:30 të së hënës mbrëma me vrasjen e kryer rreth orës 1:30 të mëngjesit të së martës

Abuzimi i 53-vjeçarit fatkeq mësohet se është bërë më intensiv kur dy fëmijët janë larguar nga shtëpia disa muaj më parë.