Vijojnë të dalin detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit.

HomeActual

Vijojnë të dalin detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit.

Bashkia Maliq i bashkohet Ditës Botërore të Mjedisit, thirrje për pjesëmarrje në aksionin e pastrimit
Korça Lajme/ 8 Marsi në fushë… Gratë e fshatrave të Qarkut Korçë, nuk ndalojnë punën as sot…
Pogradec/Është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i një shtetasi

Vijojnë të dalin detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit.

Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur një efektiv i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ndërsa një tjetër efektiv ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës. Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosuri është goditur me armë zjarri, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Mësohet se gjatë operacionit ka mbetur i plagosur edhe autori i dyshuar. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërsa priten njoftime zyrtare për rrethanat e plota të ngjarjes.

Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të incidentit.